SHMT Lutfi Musiqi – Bashkëpunim i drejtpërdrejtë me tregun e punës.
Shkolla e Mesme e Teknike "Lutfi Musiqi" ka filluar të kryejë projekte konkrete për kompani reale, duke dëshmuar se nxënësit tanë janë të përgatitur për sfida profesionale dhe të aftë të ofrojnë zgjidhje inovative.
Nxënësit e profilit Zhvillues Aplikacionesh, nën udhëheqjen e profesorit Ilmi Bunjaku, prezantuan dizajnin e aplikacionit përpara klientit. Klienti vlerësoi lart punën e realizuar dhe konfirmoi aprovimin për vazhdimin e fazave të mëtejshme të zhvillimit të aplikacionit.
Ky rezultat është dëshmi e qartë se SHMT "Lutfi Musiqi" nuk kufizohet vetëm në mësim teorik, por ofron mundësi reale për nxënësit që të përfshihen në projekte praktike dhe të lidhen drejtpërdrejt me tregun e punës.