Të buzëqeshim së bashku

📅 18 Shkurt 2026
Të buzëqeshim së bashku
Sot, në shkollën tonë, u mbajt një aktivitet i veçantë për promovimin e vlerave humane dhe gjithëpërfshirjes. Aktiviteti u organizua nga nxënësit dhe mësimdhënëset e inkuadruara në projektet e Kryqi i Kuq i Kosovës, në bashkëpunim me psikologen dhe drejtorin e shkollës. ❤️
Aktiviteti “Të buzëqeshim së bashku” mblodhi fëmijë me sindromën Down, të cilët me shumë dashuri dhe kreativitet ngjyrosën dhe lanë porositë e tyre në “Pemën e Gëzimit” 🌳🎨. Atmosfera u mbush me buzëqeshje, muzikë dhe momente të paharrueshme gëzimi 🎶😊.
Në fund të aktivitetit, fëmijëve iu ndanë mirënjohje nga drejtori i shkollës, si dhe dhurata modeste të përgatitura me përkushtim nga nxënësit tanë 🎁👏. Gjithashtu, atyre iu dhuruan audiolibra me përralla nga Vëllezërit Grimm, për të vazhduar udhëtimin e tyre në botën magjike të tregimeve 📚✨.
Së bashku promovojmë dashurinë, respektin dhe barazinë – sepse çdo buzëqeshje ka vlerë! 💙
@kryqiikuqikosoves

Galeria e Fotografive

Kthehu te Lista