Ligjëratë ndërgjegjësuese në shkollën tonë

📅 06 Shkurt 2026
Ligjëratë ndërgjegjësuese në shkollën tonë
Në shkollën tonë u mbajt një ligjëratë ndërgjegjësuese për dhunën në familje dhe rreziqet nga substancat narkotike (droga), në bashkëpunim me stafin policor të Vushtrrisë.
Nxënësit patën mundësinë të informohen për pasojat ligjore, shëndetësore dhe sociale të këtyre dukurive, si dhe për rëndësinë e parandalimit dhe raportimit në kohë 🤝📚
Falënderojmë Policinë e Vushtrrisë për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në edukimin dhe vetëdijesimin e nxënësve tanë 🙏✨

Galeria e Fotografive

Kthehu te Lista