Vizitë nga Coding Training Academy në kuadër të Hour of Code

📅 03 Dhjetor 2025
Vizitë nga Coding Training Academy në kuadër të Hour of Code
Sot në Shkollën e Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” zhvilluam një aktivitet të veçantë në kuadër të Javës Globale të Kodimit. Patëm kënaqësinë të mirëpresim ekipin e Coding Training Academy, të cilët informuan nxënësit tanë për rëndësinë e Orës së Kodimit dhe ndikimin që programimi ka në profesionet e së ardhmes.
Nxënësit patën rastin të realizojnë një orë kodimi, të eksplorojnë mundësi të shumta në botën e teknologjisë dhe të prezantojnë punimet e tyre praktike, të cilat dëshmojnë kreativitet dhe angazhim të lartë.
Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me SHPIK dhe Komunën e Vushtrrisë, në kuadër të përkushtimit të përbashkët për të promovuar edukimin digjital në shkollat tona.
Falënderojmë ekipin e Coding Training Academy për vizitën, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për nxënësit tanë.

Galeria e Fotografive

Kthehu te Lista