Tetori Rozë – Muaji i Shpresës dhe Solidaritetit

📅 23 Tetor 2025
Tetori Rozë – Muaji i Shpresës dhe Solidaritetit
Në kuadër të Tetorit Rozë, nxënësit e SHMT “Lutfi Musiqi”, së bashku me psikologen e shkollës dhe profesorët, organizuan një aktivitet plot dashuri për të mbështetur gratë që përballen me kancerin e gjirit. 💞
Nxënësit përgatitën ëmbëlsira dhe pije, të ardhurat nga të cilat do të dhurohen për gratë që po luftojnë me forcë e guxim. 🕊️
Ky aktivitet përcolli një mesazh të fortë humanizmi, kujdesi dhe shprese – sepse kontrolli i hershëm shpëton jetë dhe bashkë mund të bëjmë ndryshimin. 🌸

Galeria e Fotografive

Kthehu te Lista