Mësimi bëhet praktik!

📅 20 Janar 2026
Mësimi bëhet praktik!
Në kuadër të lëndës Gjuhë Angleze Aplikative, nxënësit e klasës 11/3 – profili Automekanik, nën udhëheqjen e prof. Albulena Pllana Breznica, po zhvillojnë aftësi reale komunikimi për situata profesionale.
Gjatë orëve mësimore, nxënësit shikojnë 🎥 video autentike ku shfaqen:
🔧 biseda në punëtori auto
🛠️ procesi i rregullimit të veturave
🚘 emërtimi i pjesëve të makinave
💬 komunikimi që u nevojitet në situata reale pune
Kjo qasje i ndihmon nxënësit e profilit automekanik të lidhin gjuhën angleze drejtpërdrejt me profesionin e tyre, duke u përgatitur më mirë për tregun e punës. 🌍✨
📸👇 Momente nga ora mësimore

Galeria e Fotografive

Kthehu te Lista