Shmt "Lutfi Musiqi"

📅 27 Janar 2026
Shmt "Lutfi Musiqi"
Edhe këtë vit, shkolla jonë është pjesë e projekteve të Kryqit të Kuq për promovimin e vlerave humane ❤️.
Sot, në ambientet e shkollës sonë, u mbajt punëtoria e parë trajnuese për nxënësit, me fokus zhvillimin e solidaritetit, humanizmit dhe ndihmës ndaj të tjerëve 🤝.
Punëtoria u realizua nga profesoreshat Hadie Meholli Bajraktari dhe Sadije Bajgora Klinaku, në bashkëpunim me punonjësit e Kryqit të Kuq – dega Vushtrri.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe përkushtimin në edukimin e brezave me vlera humane 🌍✨

Galeria e Fotografive

Kthehu te Lista