DIGJITIM KOMPJUTERIK I MAKINAVE -CNC
PËRSHKRIMI I DREJTIMIT
Digjitim Kompjuterik i Makinerive – CNC është profil profesional në shkollën e mesme që përgatit nxënësit për punë me makineritë moderne të komanduar nga kompjuteri (CNC – Computer Numerical Control). Ky drejtim fokusohet në programimin, vendosjen dhe përdorimin e makinerive CNC për prodhimin e pjesëve metalike, plastike ose druri me saktësi të lartë. Nxënësit mësojnë leximin e skemave teknike, programimin e makinerive, matjen e pjesëve dhe mirëmbajtjen e pajisjeve, si dhe përdorimin e softuerëve për dizajn dhe prodhim (CAD/CAM). Ky profil zhvillon aftësi praktike dhe teknike që i mundësojnë nxënësit të punojnë në industri prodhuese, punëtori mekanike, ose të vazhdojnë studimet në Inxhinieri Mekatronike, Makineri ose Teknologji Prodhimi.
RRUGËT E KARRIERËS
GATI PËR TË FILLUAR?
Aplikoni tani dhe siguroni vendin tuaj në këtë drejtim profesional.
APLIKO TANI