METAL PUNUES
PËRSHKRIMI I DREJTIMIT
Metal Punues është profil profesional në shkollën e mesme që përgatit nxënësit për punë me metale, duke krijuar, formuar dhe përpunuar pjesë metalike për industri të ndryshme. Gjatë këtij drejtimi, nxënësit mësojnë teknikat e prerjes, saldimit, përpunimit me makineri manuale dhe automatike, si dhe përdorimin e veglave dhe pajisjeve për punë me metale. Pjesë e rëndësishme është edhe praktika profesionale, ku nxënësit fitojnë aftësi të drejtpërdrejta pune dhe sigurinë në përdorimin e materialeve metalike. Ky profil i mundëson nxënësve të punojnë në fabrika, punëtori mekanike, industria ndërtimore ose të vazhdojnë studimet në fushën e mekanikës, inxhinierisë industriale ose teknologjisë së materialeve.
RRUGËT E KARRIERËS
GATI PËR TË FILLUAR?
Aplikoni tani dhe siguroni vendin tuaj në këtë drejtim profesional.
APLIKO TANI