DIGJIRIMI KOMPJUTERIK I MAKINAVE

PËRSHKRIMI I DREJTIMIT

Dirigjimi Kompjuterik i Makinerive (CNC) është profil profesional në shkollën e mesme që përgatit nxënësit për punë me makineri të komanduar nga kompjuteri për prodhimin e pjesëve me saktësi të lartë. Gjatë këtij drejtimi, nxënësit mësojnë programimin dhe përdorimin e makinerive CNC, leximin e skemave teknike, matjen e pjesëve të prodhuara, si dhe përdorimin e softuerëve për dizajn dhe prodhim (CAD/CAM). Praktika profesionale është pjesë kyçe, ku nxënësit fitojnë aftësi të drejtpërdrejta për të punuar në industri prodhuese, punëtori mekanike ose linja prodhimi automatike. Ky profil i mundëson nxënësve të punojnë si operatorë makinerish CNC, teknikë prodhimi ose të vazhdojnë studimet në Inxhinieri Mekatronike, Teknologji Prodhimi dhe fusha të tjera teknike industriale.

RRUGËT E KARRIERËS

GATI PËR TË FILLUAR?

Aplikoni tani dhe siguroni vendin tuaj në këtë drejtim profesional.

APLIKO TANI