ZHVILLUES APLIKACIONEVE
PËRSHKRIMI I DREJTIMIT
Zhvillues Aplikacioneve është profil profesional në shkollën e mesme që përgatit nxënësit në fushën e zhvillimit të softuerit dhe teknologjisë informative. Ky drejtim fokusohet në krijimin, testimin dhe mirëmbajtjen e aplikacioneve për kompjuterë, pajisje mobile dhe platforma web. Gjatë shkollimit, nxënësit mësojnë gjuhë programimi, zhvillim të faqeve web, punë me databaza, algoritme, analiza të sistemeve dhe bazat e sigurisë në IT. Përveç pjesës teorike, theksi vihet edhe në punë praktike, projekte dhe zhvillim aplikacionesh reale. Ky profil u mundëson nxënësve të fitojnë aftësi teknike, logjikë programimi dhe shkathtësi për zgjidhjen e problemeve, duke i përgatitur për studime të mëtejshme në Informatikë, Inxhinieri Softuerike apo për t’u integruar në tregun e punës në sektorin e teknologjisë.
RRUGËT E KARRIERËS
GATI PËR TË FILLUAR?
Aplikoni tani dhe siguroni vendin tuaj në këtë drejtim profesional.
APLIKO TANI